Asamblistja Gashi ngre shqetësimin për mungesën e ngrohjes dhe rrezikun nga rrethojat e dëmtuara në dy shkolla të Klinës

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Klinës, Jehona D. Gashi, ka ngritur shqetësimin për kushtet në dy shkolla të kësaj komune, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e problemeve që, sipas saj, rrezikojnë sigurinë e nxënësve.

Sponsor 3M Express

Gjatë seancës së Kuvendit Komunal, Gashi ka adresuar mungesën e ngrohjes në shkollën “Motrat Qiriazi”, si dhe gjendjen e rrezikshme të rrethojave të fushës sportive në shkollën “Ismet Rraci”.

Ajo ka bërë të ditur se në shkollën “Motrat Qiriazi”, shtyllat e dëmtuara në fushën sportive, të cilat sipas saj mbaheshin me gurë, u kanë rënë nxënësve në kokë.

Ndërkaq, në shkollën “Ismet Rraci”, një pjesë e telave të rrethojës është shkëputur, duke paraqitur rrezik për nxënësit.

Gashi ka kërkuar që problemi i ngrohjes të zgjidhet gjatë pushimit deri të hënën, ndërsa rrethojat e dëmtuara të riparohen pa vonesë.

Ajo ka kritikuar edhe qasjen e drejtorit të Arsimit në Klinë, Qemajl Sejdija, ndaj shqetësimeve të prindërve, duke thënë se kërkesat e tyre nuk duhet të trajtohen si “shfaqje”, por si përgjegjësi institucionale që kërkojnë zgjidhje.

“Detyra juaj është të parandaloni fatkeqësitë, jo të prisni që ato të ndodhin për të marrë masa”, i është drejtuar Gashi drejtorit të Arsimit.

Ajo ka theksuar se do të vazhdojë t’i përfaqësojë qytetarët dhe të ngrejë shqetësimet e tyre në Kuvendin Komunal, duke nënvizuar se siguria e nxënësve nuk duhet të neglizhohet. /Telegrafi/

Lexo edhe

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

Asamblistja Gashi ngre shqetësimin për mungesën e ngrohjes dhe rrezikun nga rrethojat e dëmtuara në dy shkolla të Klinës | Momenti