Artileria e Koresë së Veriut është vërejtur pranë kufirit me fqinjin e saj – me tytat e drejtuara nga Koreja e Jugut

Artileria e Koresë së Veriut është vërejtur pranë kufirit me fqinjin e saj – me tytat e drejtuara nga Koreja e Jugut

Artileria e Koresë së Veriut është vërejtur pranë kufirit me fqinjin e saj – me tytat e drejtuara nga Koreja e Jugut

Vizitorët në një pikë vëzhgimi të Koresë së Jugut, nga e cila mund të shihet Koreja e Veriut, thanë të martën se prania e artilerisë me tytat e drejtuara nga jugu përgjatë kufirit është shqetësuese, ndërsa tensionet mes dy vendeve po shtohen.

Sponsor 3M Express

Që nga shtatori, kur një shpërthim mine plagosi tre ushtarë të Koresë së Jugut, të dyja Koretë kanë shkëmbyer akuza të ashpra dhe kanë forcuar pozicionet e tyre përgjatë Zonës së Çmilitarizuar (DMZ) që i ndan ato.

Koreja e Jugut ka kërkuar që Koreja e Veriut të kërkojë falje, ndërsa Pheniani e ka akuzuar Seulin se e ka trilluar incidentin.

Kim Yo Jong, motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut, deklaroi të enjten e kaluar se Pheniani do të vendoste, brenda pak ditësh, altoparlantë përgjatë gjithë kufirit për të transmetuar propagandë kundër Koresë së Jugut, si dhe ka vënë në gatishmëri masa të reja kundërpërgjigjeje, të cilat nuk janë specifikuar, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, të premten, mediat e Koresë së Jugut fotografuan një mjet të blinduar që dukej qartë pranë kufirit.

Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, deri të hënën, aty ndodheshin tre mjete të tilla, me tytat e armëve të drejtuara nga jugu.

“E kisha parë vetëm në televizion që Koreja e Veriut kishte vendosur artileri 122-milimetërshe, por ta shohësh zonën vetë, të bën të kuptosh se sa real është rreziku”, ka thënë Jang Gil-seong, një veteran lufte 83-vjeçar që ka luftuar në Luftën e Vietnamit.

Ai ndodhej jashtë pikës së vëzhgimit Aegibong, e cila ofron pamje nga qarku Kaephung i Koresë së Veriut, në një distancë prej rreth 1,4 kilometrash.

“Jam vërtet i shqetësuar se sa shumë do t’i duhet të bëjë Koreja e Jugut për t’u përgatitur dhe për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi në të ardhmen”.

Ndryshe, Zona e Çmilitarizuar (DMZ) vazhdon të tërheqë turistë vendas dhe të huaj, pavarësisht rritjeve periodike të tensioneve midis dy Koreve, të cilat teknikisht mbeten ende në gjendje lufte.

Hannah Robbins, një turiste 28-vjeçare nga Kanadaja, tregoi se grupi i saj turistik mësoi për artilerinë vetëm pasi udhërrëfyesi i tyre u foli për armët ndërsa ndodheshin në pikën e vëzhgimit.

“Sigurisht që jemi pak të frikësuar”, tha ajo. “Udhërrëfyesi na tha ‘mos u shqetësoni, nuk do të qëllojnë’, por gjithsesi, situata aktuale na shkakton pak shqetësim”.

Analistët i identifikuan armët si obusë vetëlëvizës M-1981 të kalibrit 122 mm – një sistem artilerie i vjetër koreano-verior, që mendohet se ka hyrë në shërbim në fund të viteve 1970.

Ato kanë një rreze maksimale veprimi prej rreth 24 km (15 milje), çka i vendos brenda rrezes zona si qyteti koreano-jugor i Gimpo-s – ku ndodhet edhe observatori – ndonëse këto armë janë më pak të fuqishme se sistemet më të reja të artilerisë, u shpreh Yang Uk, një ekspert ushtarak në Institutin Asan për Studime të Politikave në Seul.

“Do ta shihja këtë më tepër si një demonstrim të fuqisë së zjarrit, sesa si një rritje thelbësore të kapaciteteve luftarake”, thotë Yang.

“Fakti që u pozicionuan në një vend ku mund të shihen lehtësisht, sugjeron se janë vendosur pikërisht për t’u vënë re”.

Edhe ushtria e Koresë së Jugut i përshkroi armët si një sistem të vjetër.

“Ndonëse Koreja e Veriut ka përmendur sisteme të reja armatimi në deklaratat e saj të fundit, ne besojmë se ky nuk mund të konsiderohet si i tillë”, deklaroi të martën Jang Do-young, zëdhënës i Shtabit të Përbashkët të Seulit, gjatë një informimi për shtyp. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

Artileria e Koresë së Veriut është vërejtur pranë kufirit me fqinjin e saj – me tytat e drejtuara nga Koreja e Jugut | Momenti