Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka bërë thirrje ekipit të tij që të përpiqet të arrijë nivelin e lojës që tregoi Manchester City kur arriti 100 pikë në një sezon të vetëm.

Manchester City vendosi një rekord vendor duke mbledhur 100 pikë gjatë sezonit 2017/18 dhe këtë e do tashmë Arteta me Arsenalin e tij.
“Nuk e kemi arritur ende nivelin që arritën ata dhe unë isha atje kur arritëm 100 pikë. Ky është niveli i paprecedentë dhe çdo rekord u thye. Kjo është ajo që duhet të synojmë sepse kjo është ajo që pres që të gjitha klubet dhe të gjitha skuadrat me kapacitetin që kanë në këtë ligë do të synojnë këtë sezon ose disa sezonet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Dëshironi të jeni versioni më i mirë që mundeni. Kjo është diçka që është bërë vetëm një herë në ligë dhe kjo është ajo që duam të bëjmë. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por duam të jemi sa më afër kësaj sepse kjo është ajo që do të rrisë mundësinë për të fituar përsëri kampionatin”, përfundoi trajneri i Arsenalit.
Pas 11 xhirove në Ligën Premier, Arsenali kryeson tabelën me 28 pikë. Brighton renditet i dyti me 22 pikë, ndërsa Manchester City është i treti me 22 pikë.
Në ndeshjen e tyre të radhës më 29 nëntor, Arsenali do të presë Manchester Cityn në shtëpi. /Telegrafi/





