Arrijnë në QKUK protezat gjurit dhe të kokërdhokullës –  do të shpërndahen edhe në spitalet rajonale

Arrijnë në QKUK protezat gjurit dhe të kokërdhokullës –  do të shpërndahen edhe në spitalet rajonale

Arrijnë në QKUK protezat gjurit dhe të kokërdhokullës –  do të shpërndahen edhe në spitalet rajonale

Ka arritur kontingjenti i parë i protezave të gjurit në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shënuar fillimin e procesit të vendosjes së këtyre protezave në QKUK dhe spitalet rajonale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, po fillon decentralizimi i listave të pritjes, përmes shpërndarjes proporcionale të rasteve në të gjitha spitalet rajonale.

Ky proces synon që pacientët të marrin trajtim më afër vendbanimit, të kenë qasje më të lehtë në shërbimet shëndetësore dhe të zvogëlohen listat e pritjes për këto ndërhyrje.

Njoftimi përmend vendosjen e protezave të gjurit dhe të kokërdhokullës, ndërsa konfirmon se kontingjenti i parë i mbërritur në Klinikën e Ortopedisë përbëhet nga proteza të gjurit. /Telegrafi/

Lexo edhe

S’ndalen rastet e dhunës në familje, disa vetëm gjatë 24-orëve të fundit

S’ndalen rastet e dhunës në familje, disa vetëm gjatë 24-orëve të fundit

Gjermania dhe Kosova forcojnë “urat” ekonomike, nis edicioni i tretë i Forumit Ekonomik mes dy vendeve

Gjermania dhe Kosova forcojnë “urat” ekonomike, nis edicioni i tretë i Forumit Ekonomik mes dy vendeve

Të paktën 10 të vdekur pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë

Të paktën 10 të vdekur pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë