Arrestohet shtetasja e huaj, dyshohet se me autorizim të falsifikuar shiti pronën e xhaxhait

Arrestohet shtetasja e huaj, dyshohet se me autorizim të falsifikuar shiti pronën e xhaxhait

Arrestohet shtetasja e huaj, dyshohet se me autorizim të falsifikuar shiti pronën e xhaxhait

Një shtetase e huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, pasi dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të shitur prona në emër të xhaxhait të saj. Në njërin nga rastet, ajo dyshohet se ka arritur të shesë një parcelë në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, hetimet janë zhvilluar nga Sektori për Hetime Financiare në Prishtinë, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

E dyshuara fillimisht ishte paraqitur në polici në cilësinë e ankueses. Megjithatë, pas përfundimit të procedurave lidhur me rastin për të cilin kishte bërë ankesë, hetuesit e kanë intervistuar atë si të dyshuar, në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas dyshimeve të hetuesve, ajo kishte përdorur një dokument të falsifikuar, përkatësisht një autorizim të siguruar te një noter jashtë Republikës së Kosovës. Dyshohet se përmes këtij dokumenti, ajo kishte paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj, por me fotografinë e personit tjetër, kinse ai e kishte autorizuar që t’i shiste pronat e tij në Kosovë.

Policia bën të ditur se e dyshuara kishte tentuar disa herë t’i shiste parcelat e regjistruara në emër të xhaxhait të saj, i cili në këtë rast ishte ankuesi, ndërsa në dy raste dyshohet se kishte arritur t’i shiste ato. Në rastin e fundit, ajo dyshohet se kishte shitur një parcelë në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh.

Veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Pas përfundimit të intervistimit, prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarës për 48 orë.

Ajo dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 323, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, nga neni 395 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump paralajmëron fundin e luftës në Ukrainë: Jemi më afër paqes se kurrë

Trump paralajmëron fundin e luftës në Ukrainë: Jemi më afër paqes se kurrë

Gjermania synon t’i japë fund pritjeve të gjata te mjekët, CSU kërkon ndryshimin e sistemit të termineve

Gjermania synon t’i japë fund pritjeve të gjata te mjekët, CSU kërkon ndryshimin e sistemit të termineve

Moti të enjten në Kosovë me diell e vranësira, priten edhe ca riga shiu

Moti të enjten në Kosovë me diell e vranësira, priten edhe ca riga shiu