Arrestohet pjesëtari i lartë i ushtrisë amerikane në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

Një pjesëtar i lartë i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara është arrestuar në Britani të Madhe, nën dyshimin se ka bashkëpunuar me shërbimin rus të inteligjencës.

Sponsor 3M Express

Burri 41-vjeçar u arrestua të martën në afërsi të qytetit Gloucester, në pjesën perëndimore të Anglisë, ndërsa aktualisht po mbahet në një stacion policor në Londër, bëri të ditur Policia britanike.

Ai dyshohet për shkelje të neneve 1 dhe 3 të Aktit të Sigurisë Kombëtare, që kanë të bëjnë me sigurimin ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, si dhe ofrimin e ndihmës për një shërbim të huaj të inteligjencës. Sipas Policisë britanike, dyshimet lidhen me Rusinë.

Lidhur me arrestimin ka reaguar edhe drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në SHBA, Kash Patel, i cili e cilësoi atë si të rëndësishëm, duke theksuar shqetësimet për spiunazhin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

“Ky arrestim i rëndësishëm i përfshin dyshimet për spiunazh, që është shqetësimi më i madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, deklaroi Patel.

Ndërkaq, gjeneral brigade Sean Stinchon, komandant i Komandës së Kundërzbulimit të Ushtrisë amerikane, tha se rasti dëshmon se kërcënimet e brendshme mbeten një rrezik real dhe i vazhdueshëm.

“Sjellja e dyshuar e një ushtari të lartë, të cilit i janë besuar informacione të ndjeshme, është një përkujtues i qartë se kërcënimet e brendshme janë reale dhe të vazhdueshme”, u shpreh Stinchon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Britania arreston një pjesëtar të lartë të Ushtrisë së SHBA

Britania arreston një pjesëtar të lartë të Ushtrisë së SHBA

Hegseth e quan “sabotim” përpjekjen për shkarkimin e tij

Hegseth e quan “sabotim” përpjekjen për shkarkimin e tij

Një xhaketë që përshtatet me shumë stile: Praktike, elegante dhe e lehtë për t’u kombinuar

Një xhaketë që përshtatet me shumë stile: Praktike, elegante dhe e lehtë për t’u kombinuar