Arrestohet një person në Prishtinë, rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës

Arrestohet një person në Prishtinë, rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës

Arrestohet një person në Prishtinë, rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar kriminal ndërkombëtar që merrej me kontrabandimin e migrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar më 3 nëntor, nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se kishte rol në rekrutimin e shoferëve, të cilët më pas pajiseshin me automjete, para dhe harta të sakta të lëvizjes për të transportuar migrantë ilegalë.

Sipas hetimeve, shoferët merrnin detyrën për të bartur migrantë nga kufiri i Turqisë drejt Greqisë, fillimisht në Selanik, për të vazhduar më pas transitin përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

Gjatë operacionit, policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit në Prishtinë, ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme, si dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte instaluar qëllimisht

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte instaluar qëllimisht

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte infektuar qëllimisht

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte infektuar qëllimisht