Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për fajde dhe detyrim

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për fajde dhe detyrim

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për fajde dhe detyrim

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari me inicialet L. K. është arrestuar në flagrancë, në momentin kur po pranonte para nga viktima në emër të interesit të fajdesë.

Sponsor 3M Express

Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se në vazhdimësi i kishte bërë presion viktimës për të marrë interesin nga fajdeja, duke e detyruar atë të vepronte në dëm të pasurisë së tij. Si pasojë, viktimës dyshohet se i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Operacioni është realizuar më 22 tetor, nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me prokurorinë, po vazhdojnë veprimet e tjera procedurale dhe ligjore ndaj të dyshuarit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Prishtina renditet e para në botë për ajrin më të pastër

Prishtina renditet e para në botë për ajrin më të pastër

Haxhiu e quan joserioze kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Haxhiu e quan joserioze kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Presidentja Shiroka-Pula do ta kthejë në Kuvend Ligjin për Specialen, pas kërkesës së PDK-së

Presidentja Shiroka-Pula do ta kthejë në Kuvend Ligjin për Specialen, pas kërkesës së PDK-së