Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë, i cili vepronte në disa shtete të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar të martën nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se në kuadër të këtij rrjeti ishte përgjegjës për rekrutimin e shoferëve, të cilët pajiseshin me automjete, para dhe harta të lëvizjes për transportimin e migrantëve ilegalë.

Sipas hetimeve, shoferët kishin për detyrë të bartnin migrantë nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë, fillimisht drejt Selanikut, për të vazhduar më pas tranzitin përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

Gjatë operacionit, policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit në Prishtinë, ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte instaluar qëllimisht

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte instaluar qëllimisht

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte infektuar qëllimisht

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte infektuar qëllimisht