Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale të vjedhjes.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë më 30 tetor, rreth orës 16:30, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.

I dyshuari, me inicialet D.A., kërkohej përmes INTERPOL-it, ndërsa urdhërarresti ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut.
Burimi: RTKLive




