Arrestohet në Bergamo shqiptari 23-vjeçar, iu gjet drogë e ndarë në kavanoza brenda frigoriferit të shtëpisë

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga Policia e Shtetit në Bergamo të Italisë, pasi në banesën e tij janë zbuluar rreth 15 kilogramë hashash dhe marihuanë, të cilat ishin të ndara sipas llojit dhe të vendosura në kavanoza brenda një frigoriferi.

Sponsor 3M Express

Operacioni u zhvillua nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese të Policisë së Bergamos, të cilët zbuluan në banesën e të riut një hapësirë të organizuar si një supermarket droge. Llojet e ndryshme të hashashit ishin vendosur në kavanoza të mbyllura me kujdes, të pajisura me etiketa identifikuese dhe të renditura brenda frigoriferit, në një mënyrë që ngjante me ekspozimin e produkteve në një sektor frigoriferik të supermarketit, raporton agjencia italiane e lajmeve, Ansa, transmeton Telegrafi.

Përveç rreth 15 kilogramëve hashash dhe marihuanë, policia sekuestroi edhe një numër të madh avulluesish, pajisje që përdoren për konsumimin e ekstrakteve të drogës përmes cigareve elektronike të zakonshme, si dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Sipas hetuesve, veçanërisht vëmendje tërhoqi mënyra e organizimit të lëndëve narkotike, të cilat ishin klasifikuar sipas varieteteve dhe të etiketuara veçmas, duke krijuar një lloj vitrine të mirëorganizuar të drogës brenda frigoriferit të banesës./Telegrafi/

Lexo edhe

U transportua me autoambulancë pa drita e sirenë, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 43-vjeçares në Klinë –  intervistohet stafi mjekësor

U transportua me autoambulancë pa drita e sirenë, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 43-vjeçares në Klinë – intervistohet stafi mjekësor

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh, arrestohen disa persona

Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga

Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga