Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit

Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë, ku në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit janë gjetur pa shenja jete një burrë 27-vjeçar dhe një foshnjë.

Rastin e ka konfirmuar për RTKLive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sponsor 3M Express

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar  është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e pesë vjeçarë), i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë. Në bashkpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “ Vrasje e Rëndë”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha ai.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, mbesin të përkushtuar në hetimin dhe trajtimin profesional të rastit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti për të pestën ditë radhazi

Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti për të pestën ditë radhazi

Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat