Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i pajetë bashkë me foshnjën në Gjilan, dyshohet për vrasje të rëndë

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e 1 nëntorit fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie.

Sponsor 3M Express

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas hetimeve fillestare në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes. Si person i dyshuar është arrestuar një 65-vjeçar, të cilin Policia e ka identifikuar si babanë e viktimës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, 27-vjeçari është identifikuar si Adonis Demiri, ndërsa foshnja e gjetur pa shenja jete ishte e gjinisë femërore.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur gjithashtu se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vogëlushen.

Sipas njoftimit të Policisë, informacioni për dy personat që dyshohej se kishin ndërruar jetë në shtëpinë në Demiraj është pranuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

Rasti tashmë është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti për të pestën ditë radhazi

Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti për të pestën ditë radhazi

Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat

Mbi 525 milionë euro mbesin të pashpenzuara për investime kapitale, GAP publikon të dhënat