Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, pas kontrolleve në dy vetura dhe një banesë që shfrytëzoheshin nga të dyshuarit.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë dhe 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe tre telefona celularë.

Policia bën të ditur se të pesë të dyshuarit janë meshkuj kosovarë. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Presidenti malazez uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen

Presidenti malazez uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

“Pa rrymë e pa ujë” – rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse

“Pa rrymë e pa ujë” – rrjeti energjetik i Ukrainës dëmtohet rëndë nga sulmet e reja ruse