Arrestimi i tre personave për 136 kg marihuanë, i dyshuari në arrati rezulton i dënuar më herët me 5 vite burg për trafikim narkotikësh

Një operacion i gjerë policor i realizuar sot në kuadër të planit taktik “Kufiri 2” ka çuar në sekuestrimin e rreth 136 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve, personat e ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë janë Avdush Nuhiu (1993), Taulant Etemi dhe Albina Cani, ndërsa i dyshuari i katërt, Jasir Bardi, aktualisht ndodhet në arrati. Lënda narkotike dyshohet se kishte për origjinë Shqipërinë dhe po transportohej tranzit përmes Kosovës me destinacion përfundimtar Turqinë.

E kaluara kriminale: Dënimi i Jasir Bardit për rastin e vitit 2019

Jasir Bardit, është i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë.

Ai ishte pjesë e një grupi të akuzuar për krim të organizuar dhe trafikim narkotikësh lidhur me një ngjarje të shkurtit të vitit 2019, ku droga transportohej nga Shqipëria përmes zonës së Kaçanikut dhe Hanit të Elezit drejt Maqedonisë së Veriut, shktuan Insajderi.

Sipas vendimit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të shpallur më 26 shkurt 2021:

Jasir Bardi dhe vëllai i tij, Fuad Bardi, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 5 vite burgim secili.

Vëllai tjetër, Furkan Bardi, u dënua me 4 vite burgim, ndërsa të akuzuarit e tjerë në këtë grup morën dënime që varionin nga 3 deri në 8 vite e 6 muaj burgim.

Në aktakuzë thuhej se të akuzuarit të paktën katër herë transportuan apo tentuan të transportojnë sasi të madhe të narkotikut të llojit marihuanë në Republikën e Maqedonisë Veriore, ashtu që më 3 tetor 2018, tentuan të transportojnë 108 kg, duke kaluar ilegalisht kufirin dhe pasi u diktuan nga policia kufitare e Kosovës, e hodhën nga automjeti narkotikun dhe pastaj hynë në territorin e Maqedonisë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

I dekoroni shtëpitë për festa që në nëntor? Ja si ndikon ky zakon në gjendjen emocionale

I dekoroni shtëpitë për festa që në nëntor? Ja si ndikon ky zakon në gjendjen emocionale

Rama: Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë

Rama: Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë

Faqja e ish-presidentit Thaçi në Facebook: “FSK, e gëzofsh ditën tënde”

Faqja e ish-presidentit Thaçi në Facebook: “FSK, e gëzofsh ditën tënde”