Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari zhduket pa gjurmë – Policia vihet në kërkim

Një 19-vjeçar është arratisur gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, duke u larguar në drejtim të panjohur. Arratisja ka vënë në lëvizje njësitë policore, të cilat kanë nisur kërkimet, por nuk kanë arritur ta lokalizojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Amar Bajramin, 19 vjeçar, i cili ishte i privuar nga liria në Qendrën Edukative-Korrektuese në Lipjan, në sistemin e hapur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, më 15 nëntor, rreth orës 02:00, në rrugën “Ismet Asllani”.

Burimet bëjnë të ditur se personeli i institucionit korrektues ka njoftuar Policinë menjëherë pasi është konstatuar largimi i 19-vjeçarit nga qendra.

Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese janë angazhuar në kërkimin e tij, por pa rezultat.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar edhe një zyrtar korrektues, i cili ka dhënë deklaratë lidhur me rrethanat e arratisjes.

Për rastin është njoftuar Prokuroria dhe është iniciuar procedurë penale për veprën “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

Sipas informacioneve fillestare, i arratisuri nuk ishte lokalizuar deri në përfundimin e veprimeve të raportuara policore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës