Armëpushimi në Oleshky përfundon më 1 nëntor, evakuohen banorët e qytetit ukrainas të pushtuar nga Rusia

Ndërsa vijon zbatimi i armëpushimit të pjesshëm mes Rusisë dhe Ukrainës i ndërmjetësuar nga SHBA, autoritetet e dy vendeve raportuan se ka nisur evakuimi i banorëve në Oleshkyn, qytetin ukrainas të pushtuar nga Rusia që në vitin 2022. Prej muajsh të tërë ata vuanin mungesën e ushqimit, uji dhe barnave.

Sponsor 3M Express

Zyrtarë nga Moska dhe Kievi të pranishëm në qytet, mbikëqyrën operacionin. “Evakuimi dhe shpërndarja e ndihmës humanitare ka filluar”- tha negociatori ukrainas, ndërsa Avokatja e Popullit për të drejtat e njeriut në Rusi, beri të ditur se disa prej të evakuuarve do të dërgohen në vendin e saj, ndërsa të tjerë në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve të dy vendeve, ka edhe banorë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në qytet edhe nëse luftimet rifillojnë. Popullsia e Oleshky-t ka rënë nga 24 mijë para luftës në rreth 2 mijë pas pushtimit nga Rusia. Armëpushimi, i njoftuar nga Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump javën e kaluar, përfundon mbrëmjen e 1 nëntorit.

Pavarësisht ndalimit të përkohshëm të luftimeve në këtë qytetet, sulmet në zona të tjera kanë vazhduar të pandërprera. Rreth 200 mijë familje mbetën pa energji elektrike në qytetin ukrainas të Dnieper pas sulmeve ruse gjatë natës. Një sulm me dron në një stacion treni atje një ditë më parë vrau të paktën 14 persona, ndërsa një sulm në qytetin verior të Chernigivit vrau dy të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Kurti kërkon bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Kurti kërkon bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët

Kurti: “Prishtina 2030” do të mbahet edhe në qytete të tjera

Kurti: “Prishtina 2030” do të mbahet edhe në qytete të tjera

Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare në Zvicër, Adem Islami

Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare në Zvicër, Adem Islami