Avokatja Adelina Hoxha ka zbuluar se gruaja që u vra sonte në Vitomiricë të Pejës, i ishte përgjëruar duke i thënë se jeta nuk kishte kuptim për të pa djalin e saj.

Përmes një postimi, Hoxha, e cila e kishte përfaqësuar Arlindën në raste të dhunës në familje, ka reaguar pas vrasjes së saj, duke ia atribuar përgjegjësinë edhe ‘shtetit’, njofton Klankosova.tv.
Sipas avokates, gruaja dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj.
“Një grua që mu përgjërua të bëj gjithçka, se nuk i duhet jeta pa djalin e saj… Sonte u vra nga kunati me sëpatë. Por jo, Arlindën e vrau shteti. Nesër për ju të gjitha dëshmitë”, ka shkruar Hoxha.
https://klankosova.tv/kunati-ia-merr-jeten-gruas-ne-peje-klani-sjell-detajet




