“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës

“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës

“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës

Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj, i cili vazhdon të jetë në arrati dhe i pakapshëm për organet e rendit.

Sponsor 3M Express

Në ditën e dytë të reagimeve të shumta lidhur me këtë rast tragjik, kjo organizatë ka vebdosur mbishkrime në dyert e Ministrisë së Drejtësisë, së cilën e udhëheq Donika Gërvalla.

Me anë të këtij aksioni, është kërkuar dorëheqja e ministres Gërvalla.

“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”, “Arlinda nuk e kishte gabuar adresën, shteti e braktisi”, janë disa nga mbishkrimet e vendosura.

Gjithashtu, edhe “Dorëhiqu, është njëra prej mbishkrimeve që është vendosur në hyrje të dikasterit që udhëhiqet nga Gërvalla.

“Sot, në Ministrinë e Drejtësisë, vendosëm disa mesazhe dhe pjesë nga deklaratat e Arlinda Zekajt, për t’ia rikujtuar ministres së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, Donika Gërvalla, se përgjegjësia institucionale nuk mund të shmanget duke ia bartur fajin viktimës. Gërvallës ia rikujtuam se Arlinda ka kërkuar ndihmë aty ku duhej. Ka trokitur në dyert e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin, por shteti e braktisi. Deklaratat skandaloze, relativizimi i përgjegjësisë dhe fajësimi i viktimave nuk mund të kalojnë në heshtje. Donika Gërvalla duhet të marrë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqje!”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. /Klankosova.tv

Lexo edhe

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës | Momenti