Sulmuesi i Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq, i huazuar te skuadra tjetër e Bundesligës gjermane, FC Augsburg, ka folur për mundësinë e përfaqësimit të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Ibrahimoviq, i cili mban pasaportë gjermane dhe kosovare, dhe që aktualisht grumbullohet me U21-shat e Gjermanisë, në një intervistë për median gjermane “Spox”, potencoi se ende nuk është kontaktuar nga trajneri i Kombëtares A gjermane, Jurgen Klopp.
Por, thotë se me Federatën e Futbollit të Kosovës ka pasur kontakte.
“Po, kam pasur kontakte me Federatën e Kosovës. Zhvillimin pozitiv të federatës dhe të futbollit kosovar e përcjell me shumë respekt. Megjithatë, aktualisht fokusi im është te Përfaqësuesja U21 e Gjermanisë, për të cilën luaj me shumë kënaqësi. Natyrisht, do të kisha dashur të isha pjesë e ndeshjeve të fundit të kombëtareve, ashtu si bashkëlojtarët e mi Hennes Behrens, Anton Kade dhe Mert Komur, por u detyrova të tërhiqesha për shkak të një lëndimi në muskulin e pulpës, në mënyrë që të rikuperohesha plotësisht”.
Ai ka treguar se është shumë i lidhur me Kosovën.
“E vizitoj familjen time në Kosovë të paktën një herë në vit, e ndonjëherë edhe më shpesh. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”, deklaron Ibrahimoviq.
I pyetur për përzgjedhjen që talenti tjetër i akademisë së Bayernit, Erblin Osmani bëri që të përfaqësojë me Kombëtaren e Kosovës, me të cilën edhe debutoi si lojtari më i ri në histori të saj, Ibrahimoviq thotë se e ka uruar të njëjtin dhe thotë se e ka merituar këtë mundësi.
“E kam uruar për debutimin dhe jam shumë i lumtur për të. Ai e ka merituar këtë mundësi”, u shpreh sulmuesi gjermano-kosovar, Arijon Ibrahimoviq. /Klankosova.tv





