Ariana Grande zgjedh dantellën e zezë nga Vivienne Westwood për premierën e filmit Focker-In-Law

Ariana Grande zgjedh dantellën e zezë nga Vivienne Westwood për premierën e filmit Focker-In-Law

Ariana Grande zgjedh dantellën e zezë nga Vivienne Westwood për premierën e filmit Focker-In-Law

Ariana Grande rikthehet në tapetin e kuq me një paraqitje elegante dhe një zgjedhje klasike mode.

Sponsor 3M Express

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare mori pjesë në premierën londineze të filmit Focker-In-Law, ku u shfaq me një krijim të veçantë nga Vivienne Westwood.

Ajo zgjodhi një fustan të zi me dantellë, që kombinonte linjat klasike me detaje transparente, shkruan DailyMail.

Pjesa e sipërme e strukturuar dhe dantella i jepnin veshjes një pamje romantike, ndërsa një copë tyl transparent e vendosur rreth shpatullave shërbente si një element shtesë i kombinimit.

Ariana e mbajti vëmendjen te vetë krijimi, duke zgjedhur një stil të kuruar që ndërthurte elegancën me estetikën karakteristike të Vivienne Westwood.

Në premierën e zhvilluar në Leicester Square, ajo u shfaq krah kolegëve të saj Ben Stiller dhe Robert De Niro, me të cilët interpreton në filmin e ri, pjesë e sagës Meet the Parents.

Kjo ishte një nga paraqitjet e saj të para publike në Mbretërinë e Bashkuar pas përfundimit të turneut Eternal Sunshine. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nesër varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Bosnja ia ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit, e shpall kërcënim për sigurinë kombëtare

Bosnja ia ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit, e shpall kërcënim për sigurinë kombëtare

Ariana Grande zgjedh dantellën e zezë nga Vivienne Westwood për premierën e filmit Focker-In-Law | Momenti