Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në ring, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse në karrierën e tij profesioniste.

Në një atmosferë spektakolare në “SCHARRena” të Stuttgartit, Krasniqi triumfoi ndaj boksierit venezuelian Ricardo Guarapana, të cilin e mposhti me nokaut në raundin e tretë.
Nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi, po kalon një periudhë fantastike dhe kjo fitore e konfirmon edhe një herë formën e tij të shkëlqyer.
Me këtë sukses, Ardian Krasniqi e çon në 14 numrin e fitoreve në karrierën profesioniste, duke ruajtur bilancin perfekt: 14 fitore në po aq meçe të zhvilluara.
Kështu, boksieri shqiptar vazhdon të mbetet i pamposhtur dhe të ndërtojë një karrierë premtuese në boksin profesionist. /Telegrafi/




