Përballja është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën Scharrena në Stuttgart, në kuadër të mbrëmjes së madhe të boksit “Showdown for Legacy V”.
Krasniqi e ka dominuar duelin dhe ka arritur ta mbyllë atë para kohe, duke e ruajtur rekordin e përsosur prej katërmbëdhjetë fitoresh në katërmbëdhjetë meçe profesioniste.

Synimi i boksierit shqiptar për vitin e ardhshëm është të luftojë për titullin e kampionit të botës.
Në këtë mbrëmje boksi fitore kanë shënuar edhe Isuf Kelmendi dhe Victor Cakiqi, si dhe Drilon Rama.
Ndërkohë, Arian Ejupi ka pësuar humbje në meçin për titullin e kampionit të botës për të rinj.
Meçet e mbrëmjes “Showdown for Legacy V” u transmetuan në RTK.
Burimi: RTKLive





