Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së: Ka ardhur koha për një fillim të ri

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së: Ka ardhur koha për një fillim të ri

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së: Ka ardhur koha për një fillim të ri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në parti, duke bërë thirrje për reflektim dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të brendshme.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Gashi ka theksuar se pas tri palë zgjedhjesh brenda 18 muajve, LDK-ja duhet të ndalet dhe të shqyrtojë rrugën përpara.

Ai ka kërkuar një proces zgjedhor demokratik dhe gjithëpërfshirës, ku secili anëtar të ketë të drejtë të kandidojë apo të rikandidojë, ndërsa vendimi për udhëheqjen e partisë t’u takojë anëtarëve përmes votës së lirë.

Gashi ka bërë thirrje që brenda partisë të zhvillohet dialog dhe të arrihet një marrëveshje për zgjedhje të reja, në një kohë të përshtatshme dhe me rregulla të barabarta për të gjithë.

Sipas tij, LDK-ja ka nevojë për ndryshim, bashkim dhe rikthim të besimit, duke theksuar se partia është më e madhe se secili prej anëtarëve të saj.

“Jo për ta ndarë LDK-në, por për ta bashkuar. Për ta ruajtur të kaluarën, por për ta ndërtuar të ardhmen”, ka shkruar Gashi, duke e cilësuar këtë moment si kohë për një fillim të ri në parti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?