Apeli zbardh arsyet pse po mbahet në arrest shtëpie Vlora Hyseni

Apeli zbardh arsyet pse po mbahet në arrest shtëpie Vlora Hyseni

Apeli zbardh arsyet pse po mbahet në arrest shtëpie Vlora Hyseni

Verdikti për lënien në fuqi të arrestit shtëpiak dhe pezullimit nga detyra për Vlora Hysenin është arsyetuar nga Apeli i Posaçëm me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e 2 veprave penale dhe rrezikun e dëmtimit të hetimit, në rast të lënies së saj në liri pa kushte.

Sponsor 3M Express

I njëjti vendim zbulon se SPAK ka zgjeruar hetimin ndaj ish-shefes së SHISH, pas dyshimeve për përfshirje në “korrupsion” dhe “pastrimtë parave”.

Duke iu referuar komunikimeve të vazhdueshme mes Hysenit e Agasit dhe informacioneve që ndante me të, Apeli thekson se e dyshuara Hyseni ka vepruar në vijimësi në kundërshtim me detyrën e saj funksionale, duke mos e luftuar krimin e organizuar, por duke e përkrahur atë.

Mundësinë e dëmtimit të hetimit, Apeli e lidhte me aftësitë e prezumuara të Hysenit si ish-drejtuese shërbimi inteligjent në raport me gjurmimin e informacioneve, administrimin dhe përpunimin e tyre, shkruan A2cnn.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Lamine Yamal thyen një rekord historik të Lionel Messit

Lamine Yamal thyen një rekord historik të Lionel Messit

Ekskluzive | “Prej nesër kam me u marrë me ty” – kërcënohet polici në Prizren, ky është 22-vjeçari që përfundoi në pranga

Ekskluzive | “Prej nesër kam me u marrë me ty” – kërcënohet polici në Prizren, ky është 22-vjeçari që përfundoi në pranga

Shkoi ta hiqte dhëmbin, përfundoi në Polici – 27-vjeçari e tërheq motrën për flokësh dhe e nxjerr zvarrë nga ordinanca në Klinë

Shkoi ta hiqte dhëmbin, përfundoi në Polici – 27-vjeçari e tërheq motrën për flokësh dhe e nxjerr zvarrë nga ordinanca në Klinë