Apeli shqyrton sot ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot ankesën e Naim Murselit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Sponsor 3M Express

Seanca do të mbahet në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, duke filluar nga ora 11:10 ku pritet të shqyrtohen pretendimet e mbrojtjes lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Mbrojtja e Murselit ka kërkuar anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë ose shqiptimin e një dënimi më të butë.

Në ankesën e saj, ajo ka ngritur pretendime për mënyrën e vlerësimit të provave dhe për disa kërkesa të cilat, sipas mbrojtjes, nuk janë miratuar gjatë procesit gjyqësor.

Në shkallën e parë, më 21 prill 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për përfshirjen e tyre në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në Bërnicë të Prishtinës, derisa ndodhej në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.

Ankesë ndaj aktgjykimit ka paraqitur edhe përfaqësuesi i familjes së Liridona Ademajt, i cili ka kërkuar burgim të përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën.

Gjykata e Apelit pritet t’i shqyrtojë pretendimet e palëve dhe të vendosë për ankesat e paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Lexo edhe

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

12 serialet që ia vlen të ndiqni gjatë nëntorit, nga Blade Runner 2099 te The Greatest

12 serialet që ia vlen të ndiqni gjatë nëntorit, nga Blade Runner 2099 te The Greatest