Ambasada Amerikane paralajmëron për protesta në Prishtinë: Priten mbyllje rrugësh dhe prani e shtuar policore

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lëshuar një paralajmërim për shtetasit amerikanë që ndodhen në Kosovë, lidhur me protestat në Prishtinë, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme.

Sponsor 3M Express

Në njoftimin e publikuar të enjten, më 12 nëntor, Ambasada ka bërë të ditur se protestuesit pritet të mblidhen kryesisht në qendër të kryeqytetit, ndërsa tubimet mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm.

Sipas Ambasadës, protestat dhe tubimet e mëdha mund të fillojnë në mënyrë paqësore, por situata mund të përshkallëzohet shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve.

“Personeli i Ambasadës në Prishtinë gjithmonë këshillohet që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha”, thuhet në njoftim.

Ambasada paralajmëron gjithashtu se në orët para fillimit të protestave dhe gjatë zhvillimit të tyre mund të ketë prani të shtuar policore, mbyllje të rrugëve, devijime të qarkullimit dhe vështirësi në trafik.

Qytetarëve që mund të gjenden pranë zonave ku zhvillohen protestat u është bërë thirrje të tregojnë kujdes dhe t’i japin përparësi sigurisë së tyre personale.

Ndër rekomandimet e Ambasadës është edhe shmangia e zonave ku mbahen protestat, kujdesi në rast të gjendjes së papritur pranë tubimeve të mëdha, si dhe përcjellja e mediave lokale dhe njoftimeve të Ambasadës për të marrë informacionet më të fundit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kosova në përgatitjet e fundit për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Kosova në përgatitjet e fundit për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Lejla flet pas përballjes në BBVK: Plani im ndryshoi kur e pashë Jona që nuk ishte mirë dhe po dridhej

Lejla flet pas përballjes në BBVK: Plani im ndryshoi kur e pashë Jona që nuk ishte mirë dhe po dridhej

Jose Mourinho jep lejen, Real Madridi ua tregon “derën” katër yjeve në janar

Jose Mourinho jep lejen, Real Madridi ua tregon “derën” katër yjeve në janar