Amanda Seyfried paralajmëron rikthimin në rolin e Elizabeth Holmes

Amanda Seyfried paralajmëron rikthimin në rolin e Elizabeth Holmes

Amanda Seyfried paralajmëron rikthimin në rolin e Elizabeth Holmes

Amanda Seyfried kishte lënë të kuptohej më herët se do ta interpretonte sërish Elizabeth Holmes, kur gjatë një interviste për “CBS News Sunday Morning”, në vitin 2025, iu kërkua të improvizonte një fjali në stilin e themelueses së Theranos.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë që është rikthyer së fundmi në vëmendje, aktorja, me një buzëqeshje, tha se kohët e fundit kishte pasur ‘pak praktikë’ në imitimin e saj.

Seyfried e ka interpretuar sërish Holmes në dokumentarin “You Can See Everything”, të realizuar nga kompania e produksionit A24, me regji nga Nathan Fielder dhe Lance Oppenheim.

– YouTube www.youtube.com

Filmi e ndjek Holmes gjatë 34 ditëve para se ajo të dorëzohej në burg, më 30 maj 2023, për të vuajtur dënimin prej 11 vjetësh për mashtrim.

Aktorja e kishte interpretuar më parë themeluesen e Theranos në miniserinë “The Dropout”, të vitit 2022, rol për të cilin fitoi çmimin Emmy.

Gjatë përgatitjeve për këtë personazh, Seyfried kishte kaluar orë të tëra duke shikuar incizime të dëshmive të Holmes, në mënyrë që të kuptonte mënyrën e saj të të folurit dhe sjelljen.

Në dokumentarin e ri, Seyfried shikon edhe pamjet ku Holmes e sheh për herë të parë interpretimin e saj në serialin “The Dropout”.

Ajo shfaqet gjithashtu në rindërtimet e bisedave që Fielder nuk i kishte filmuar, si dhe në skena të bazuara në kujtimet e regjisorit.

Dokumentari aktualisht po shfaqet në kinema. /Telegrafi/

Lexo edhe

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart

Real Madridi i dëshmoi se problemi është te aspekti defansiv, Barcelona gjen zgjidhjen te ylli i PSG-së

Real Madridi i dëshmoi se problemi është te aspekti defansiv, Barcelona gjen zgjidhjen te ylli i PSG-së

Ardita Repishti: Pa të vërtetën dhe drejtësinë, falja është harresë e keqpërdorur

Ardita Repishti: Pa të vërtetën dhe drejtësinë, falja është harresë e keqpërdorur

Amanda Seyfried paralajmëron rikthimin në rolin e Elizabeth Holmes | Momenti