Trajneri i Napolit, Massimiliano Allegri, ka paralajmëruar skuadrën e tij para përballjes me Juventusin në Torino.

“Dikush e ka konsideruar Juventusin të vdekur, por Juventusi vështirë se vdes. Është një skuadër e plagosur dhe e zemëruar, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe agresivë”, deklaroi Allegri.
Ai theksoi se Napoli duhet të përmirësojë pozicionin në renditje dhe të shmangë çdo hap të gabuar.
“Duhet të dimë të menaxhojmë më mirë topin, të kuptojmë kur duhet të ngadalësojmë lojën dhe kur të përshpejtojmë. Ekuilibri është vendimtar, si kur kemi topin, ashtu edhe kur nuk e kemi”.
Mesazhi i Allegrit është i qartë: Juventusi nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht vështirësive të fundit.
Kjo ndeshje e madhe transmetohet direkt në ArtMotion të dielën me fillim nga ora 20.45./Klankosova.tv




