Alarm te Juventusi, statistikat zbulojnë problemin e madh të ‘Zonjës së Vjetër’ këtë sezon

Alarm te Juventusi, statistikat zbulojnë problemin e madh të ‘Zonjës së Vjetër’ këtë sezon

Alarm te Juventusi, statistikat zbulojnë problemin e madh të ‘Zonjës së Vjetër’ këtë sezon

Juventusi ka sulmin e dytë më të dobët në mesin e dhjetë skuadrave të para në Serie A, ndërsa renditet në vendin e 18-të për golat e pritur nga aksionet e lojës së hapur, pas nëntë xhirove të para të sezonit.

Sponsor 3M Express

Juventusi pësoi të mërkurën humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit në Serie A, duke u mposhtur 2-0 në udhëtim nga Genoa.

Statistikat e “Zonjës së Vjetër” janë shqetësuese në disa aspekte të lojës, nga sulmi deri te mbrojtja. Megjithatë, emisioni pas ndeshjes i Sky Sport Italia u përqendrua te shifrat e skuadrës bardhezi në fazën e fundit të sulmit.

Juventusi renditet në vendin e 16-të në Serie A për golat e pritur në total (0.93), ndërsa zë vendin e 18-të për golat e pritur nga aksionet e lojës së hapur (0.64) dhe për goditjet brenda zonës së rreptësisë (5.84).

I vetmi tregues pozitiv për skuadrën torineze lidhet me goditjet nga jashtë zonës. Me një mesatare prej 4.75 goditjesh për ndeshje, Juventusi renditet i katërti në këtë kategori në kampionat.

Për më tepër, gjiganti italian ka shënuar vetëm 11 gola në nëntë ndeshjet e para të sezonit në Serie A. Në mesin e dhjetë skuadrave të para në tabelë, vetëm Cagliari ka shënuar më pak, gjithsej tetë gola.

Ndeshjen e radhës në Serie A, Juventusi do ta zhvillojë të dielën në shtëpi ndaj Napolit, në stadiumin ‘Allianz’ të Torinos./Telegrafi/

Lexo edhe

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Alarm te Juventusi, statistikat zbulojnë problemin e madh të ‘Zonjës së Vjetër’ këtë sezon | Momenti