Sipas raportit policor, një mësimdhënës ka njoftuar policinë më 28 tetor, rreth orës 07:17, për mesazhin e pranuar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar personelin dhe nxënësit. Pas kontrollit nga njësitë për deminim dhe Njësia K9, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rast për “Lajmërim të rremë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Burimi: RTKLive




