Alarm për bombë në avionin Manchester–Tiranë, pasagjerët gjejnë letër kërcënuese në tualet

Alarm për bombë në avionin Manchester–Tiranë, pasagjerët gjejnë letër kërcënuese në tualet

Alarm për bombë në avionin Manchester–Tiranë, pasagjerët gjejnë letër kërcënuese në tualet

Alarm për bombë në një avion të kompanisë Ryanair, i cili po udhëtonte nga Mançesteri drejt Tiranës, ka shkaktuar panik mbrëmjen e së premtes.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë së Shqipërisë, gjatë uljes së avionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, në tualetin e tij është gjetur një letër në gjuhën angleze, me mesazh kërcënues për shpërthim bombe.

Pas njoftimit, Policia ka ndërhyrë në pistë dhe ka mundësuar zbritjen e kontrolluar të të gjithë pasagjerëve.

Sipas TCH, Më pas, janë kontrolluar avioni, pasagjerët dhe bagazhet e tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë dhe skanerëve të aeroportit.

Gjatë kontrolleve nuk është gjetur asnjë send shpërthyes, ndërsa rasti është duke u hetuar nga strukturat e Antiterrorit, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin e personit që ka shkruar mesazhin kërcënues.

Lexo edhe

Sassuolo po mendon largimin e Aro Muric, e ardhmja e portierit të Kosovës në pikëpyetje

Sassuolo po mendon largimin e Aro Muric, e ardhmja e portierit të Kosovës në pikëpyetje

Pas 25 vitesh po realizohet vazhdimi i filmit “Home Alone”, Macaulay Culkin pritet të rikthehet në rolin e Kevin McCallister që e bëri të famshëm

Pas 25 vitesh po realizohet vazhdimi i filmit “Home Alone”, Macaulay Culkin pritet të rikthehet në rolin e Kevin McCallister që e bëri të famshëm

Trump: Irani po i mashtron njerëzit prej 51 vjetësh, duam një marrëveshje të vërtetë

Trump: Irani po i mashtron njerëzit prej 51 vjetësh, duam një marrëveshje të vërtetë