Aktori dhe komediani Russell Brand shpallet fajtor për disa vepra

Aktori dhe komediani Russell Brand shpallet fajtor për disa vepra

Aktori dhe komediani Russell Brand shpallet fajtor për disa vepra

Aktori, komediani dhe personaliteti mediatik britanik, Russell Brand, përballet me një dënim të gjatë me burg, pasi të enjten u shpall fajtor nga një gjykatë në Londër për përdhunimin e një fanseje të re dhe sulmin seksual ndaj tri grave të tjera, transmeton klankosova.tv

Sponsor 3M Express

Sipas CNN, Brand, 51 vjeç, u dënua për përdhunimin e një admirueseje 21-vjeçare në vitin 2009, pasi ishin takuar në një nga shfaqjet e tij në Londrën perëndimore. Ai u shpall gjithashtu fajtor për ngacmim seksual (prekje të pahijshme) ndaj një punonjëseje të MTV-së në një bar në qendër të Londrës në vitin 2004; për puthje dhe prekje ndaj një gruaje tjetër në vendin e saj të punës në vitin 2005; si dhe për sulm seksual ndaj një gruaje tjetër në vitin 2009, të cilën e kishte detyruar t’i bënte masazh.

Sipas Shërbimit Policor Metropolitan të Londrës, pas dënimit të komedianit, Brand – i cili më parë ka qenë i martuar me yllin amerikan të pop-it, Katy Perry – “e përdori ndikimin, statusin dhe famën e tij për të shfrytëzuar dhe për të kryer vepra seksuale të dëmshme ndaj grave”.

“Me rritjen e famës së tij, u rrit edhe ndjesia se ai kishte të drejtë të bënte çfarë të donte. Shpresoj se ky dënim përcjell një mesazh të qartë: askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht se sa i famshëm apo i fuqishëm mund të jetë”, deklaroi në një njoftim mbikëqyrësi detektiv Andy Furphy.

Lexo edhe

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë