Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje ndaj katër personave në Gjakovë

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje ndaj katër personave në Gjakovë

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje ndaj katër personave në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se të pandehurit me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V. K. më parë e gjerë më datë 5 qershor 2026 në Gjakovë, në bashkëveprim dhe me qëllim të shitjes, kanë poseduar dhe shpërndarë substanca narkotike të llojeve të ndryshme, duke ua shitur ato personave të ndryshëm.

Tutje në njoftim thuhet se shitjet janë dokumentuar përmes masave të fshehta të hetimit, përfshirë blerjet e simuluara.

“Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpive të të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë të përzier me paracetamol dhe kafeinë, si dhe 10.97 gramë marihuanë. Substancat narkotike ishin të ndara dhe të paketuara në qese najloni, të gatshme për shitje. Më këto veprime të pandehurit me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K. në bashkëveprim kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragraf.2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

Po ashtu i pandehuri i parë me inicialet M.K. ka kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragraf.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka Pula takohet me ambasadoren Ziv, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Shiroka Pula takohet me ambasadoren Ziv, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja është parti e shtrirë nga Likova deri në Strugë, VLEN-i nuk ka potencë politike

Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja është parti e shtrirë nga Likova deri në Strugë, VLEN-i nuk ka potencë politike

A mund të bëhet konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronareve jo-kundërvajtës? Gjykata Administrative me vendim

A mund të bëhet konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronareve jo-kundërvajtës? Gjykata Administrative me vendim