Aktakuzë ndaj shtetases së huaj që dyshohet se mashtroi me prona të xhaxhait, dëmi i pretenduar arrin në 320 mijë euro

Aktakuzë ndaj shtetases së huaj që dyshohet se mashtroi me prona të xhaxhait, dëmi i pretenduar arrin në 320 mijë euro

Aktakuzë ndaj shtetases së huaj që dyshohet se mashtroi me prona të xhaxhait, dëmi i pretenduar arrin në 320 mijë euro

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, pasi dyshohet se përdori autorizime të falsifikuara për shitjen e pronave të xhaxhait të saj në Kosovë, duke u shkaktuar dy personave dëme pasurore në vlerë prej gjithsej 320 mijë eurosh.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, e pandehura me inicialet S.C. dyshohet se më 13 nëntor 2024, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një autorizim të falsifikuar, kinse i ishte dhënë nga xhaxhai i saj, M.C., për shitjen e pronave të tij në Kosovë.

Dokumenti pretendohej të ishte bazuar në një autorizim të vitit 2012, të lëshuar pranë një noteri në Maqedoninë e Veriut. Përmes këtij dokumenti, e pandehura dyshohet se ka vënë në lajthitje gjykatën, e cila më pas ka nxjerrë aktgjykim për njohjen e së drejtës së pronësisë së L.H. mbi disa parcela në zonën kadastrale Petroviç, në Komunën e Shtimes.

Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve është kryer vepra penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Përveç kësaj, sipas aktakuzës, e pandehura më 20 tetor 2016, në Ferizaj, dyshohet se e ka mashtruar M.K.-në, duke i fshehur faktin se nuk kishte autorizim të vlefshëm për shitjen e pronës së xhaxhait të saj.

I dëmtuari dyshohet se kishte paguar shuma të ndryshme parash përmes bankës “Raiffeisen”, në llogarinë e të pandehurës, bazuar në fletëpagesat bankare. Dëmi i pretenduar në këtë rast arrin në 200 mijë euro.

Një tjetër rast i përshkruar në aktakuzë lidhet me vitin 2018, kur e pandehura dyshohet se ka mashtruar edhe L.H.-në, duke përdorur të njëjtin autorizim të falsifikuar për shitblerjen e pronës së xhaxhait të saj.

Sipas Prokurorisë, palët kishin lidhur një parakontratë për shitblerjen e pronës në vlerë prej 170 mijë eurosh, me marrëveshjen që 120 mijë euro të paguheshin deri në vitin 2020, ndërsa 50 mijë eurot e mbetura pas marrjes së fletës poseduese. E pandehura dyshohet se ka përdorur dokumentin e falsifikuar edhe në procedurë gjyqësore, ndërsa dëmi i pretenduar ndaj këtij të dëmtuari është 120 mijë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjashtë të arrestuar në Belgjikë për trafikimin e kokainës drejt Britanisë, mes tyre shqiptarë – Dyshohet se fituan 25 milionë euro

Gjashtë të arrestuar në Belgjikë për trafikimin e kokainës drejt Britanisë, mes tyre shqiptarë – Dyshohet se fituan 25 milionë euro

Real Madridi ‘blindon’ Tchouamenin

Real Madridi ‘blindon’ Tchouamenin

Arrestohen tre persona për tetë vjedhje në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Arrestohen tre persona për tetë vjedhje në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro