Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në rastin e Banjskës

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në rastin e Banjskës

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në rastin e Banjskës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit S.R., për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës, më 24.09.2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, i pandehuri S.R., së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa një zyrtar policor është plagosur dhe disa të tjerë janë lënduar.

Sipas aktakuzës, qëllimi i grupit ishte destabilizimi i strukturave themelore kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe shkëputja e pjesës veriore të territorit të saj, me synimin për t’ia bashkuar atë Republikës së Serbisë.

Kjo aktakuzë paraqet vazhdim të procedurës penale në rastin “Banjska”, në të cilin Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024, kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 të pandehurve.

Ndaj të pandehurit S.R. është në fuqi masa e paraburgimit.

Lexo edhe

Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në rastin e Banjskës | Momenti