Aksioni “Rikthimi”, dyshohet se heroina në vlerë gjysmë milionë euro erdhi nga Irani në Kosovë

Aksioni “Rikthimi”, dyshohet se heroina në vlerë gjysmë milionë euro erdhi nga Irani në Kosovë

Aksioni “Rikthimi”, dyshohet se heroina në vlerë gjysmë milionë euro erdhi nga Irani në Kosovë

Brenda këtyre  pakove të ekspozuara në Prokurorinë Speciale ka substancë narkotike të llojit heroinë.

Aty janë ekspozuar edhe paratë që u sekuestruan, gjatë një aksioni që për qëllim pati shkatrrimin e një grupi kriminal.

Sponsor 3M Express

“Në total gjatë këtij operacioni policor janë bastisur pesë lokacione dhe objekte përcjellëse. Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy nga ta shtetas turq, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas kosovarë. Dyshohet se grupi kriminal sasinë e narkotikut e ka transportuar të kamufluar në mallra komerciale nga vendet aziatike të Lindjes së Mesme gjegjësisht Iranit për në Republikën e Kosovës. Në bazë të hetimit të deritanishëm dyshohet se e ka pasur për qëllim tregun jashtë vendit. Vlera e shitjes jashtë Kosovës do ta kalonte shifrën prej 550 mijë eurosh”, ka theksuar Reshat Murseli – Drejtor i departamentit për hetimin e narkotikëve në Polici.

Ky operacion sipas Murselit është koduar me emërimin “Rikthimi”, e u realizua në dy qytete të Kosovës, Prishtinë e Ferizaj.

E prokurori special, Atdhe Dema tha se ndaj pesë të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, duke thënë se hetimet do të zgjerohen.

“Sasia e saktë do të konfirmohet pas analizave të duhura, megjithatë dyshimi i parë është se bëhet fjalë për substanca narkotike dhe atë të llojit heroinë. Bëhet fjalë për grup të mirë organizuar si strukturë kriminale dhe lidhet me veprën penale të ‘Blerjes e shpërndarje së narkotikëve”.

Aksionin e Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në, e ka mirëpritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në media janë publikuar edhe identitetet e të dyshuarve, e emri i njërit prej shtetasve të huaj, prej tyre rezulton të ketë qenë i përfshirë edhe me herët në veprimtari të ngajshme në kosovë, me një sasi edhe më të madhe të narkotikut të ngjashëm./TVDUKAGJINI

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Nafta bie nën 90 dollarë për fuçi, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

Nafta bie nën 90 dollarë për fuçi, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

Vance distancohet nga lufta e Trumpit me Iranin: Arsyeja pse humbëm është lufta

Vance distancohet nga lufta e Trumpit me Iranin: Arsyeja pse humbëm është lufta

Jamie Foxx bëhet baba për herë të tretë, e mbajti larg syrit të publikut

Jamie Foxx bëhet baba për herë të tretë, e mbajti larg syrit të publikut