Që nga mëngjesi i sotëm, janë kryer kontrolle në dhjetëra lokacione, për shkak të një operacioni të ri nga Departamenti për Krimin e Organizuar në Byronë e Sigurisë Publike – Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, në operacion janë përfshirë zyrtarë nga një spital privat dhe punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të dyshuar për disa krime, duke përfshirë abuzim të pozicionit dhe autoritetit zyrtar, punë të pakujdesshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash.
Sipas informacioneve jozyrtare, dëmi i shkaktuar buxhetit tejkalon 1.5 milionë euro, ndërsa përfitimi i kundërligjshëm pasuror që dyshohet se ka përfituar spitali arrin në rreth 4 milionë euro.
Në këtë rast, dyshohet se janë dëmtuar edhe një numër i konsiderueshëm pacientësh që janë trajtuar në spitalin në fjalë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi zyrtare për rastin. Informacione të tjera priten gjatë ditës.




