Një fëmijë dhe një i ri kanë humbur jetën pasi një autobus u aksidentua në Francën lindore, kanë bërë të ditur autoritetet vendore, transmeton klankosova.tv

Sipas prokurorisë së Bourg-en-Bresse, në autobus ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë 15 fëmijë. Tre persona ndodhen në gjendje kritike, ndërsa 13 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Prokuroria njoftoi se “ka nisur një hetim për ngjarjen, mbi akuzat për vrasje në aksident rrugor dhe shkaktim të lëndimeve të rënda në trafik”.
Sipas BBC, drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për shkak të lëndimeve dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, deklaroi se testet fillestare nuk treguan gjurmë alkooli apo droge në gjakun e tij.




