Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në njësinë administrative Gjinaj, në Has, ku një person ka humbur jetën.

Bëhet me dije se si pasojë e përmbysjes së një mjeti sportiv, ka humbur jetën drejtuesi A.Q., 46 vjeç, nga Kosova, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij, 38-vjeçari V.Q.
Njoftimi i policisë shqiptare:
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.




