Aksident me fatalitet në Llapnasellë, humb jetën motoçiklisti rreth 30-vjeçar

Aksident me fatalitet në Llapnasellë, humb jetën motoçiklisti rreth 30-vjeçar

Aksident me fatalitet në Llapnasellë, humb jetën motoçiklisti rreth 30-vjeçar

Një motoçiklist rreth 30-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur pak para mesnatës të së shtunës, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, në Llapnasellë.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:11, dhe në të janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e tij.

“Njësit relevante kanë dal në vendin e  ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i  pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thotë Policia./Klankosova.tv

 

Lexo edhe

Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete

Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete

Aksident me fatalitet në Llapnasellë, humb jetën motoçiklisti rreth 30-vjeçar | Momenti