Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën A1 në Zvicër, ku janë përfshirë 37 automjete, mes tyre makina, furgonë dhe kamionë.

Si pasojë, 10 persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas medias zvicerane SRF, aksidenti ndodhi rreth orës 05:45.
Shumica e automjeteve të dëmtuara kanë pasur nevojë të largohen me karrotrec, ndërsa personat që nuk kanë pësuar lëndime janë shoqëruar nga ekipet e emergjencës drejt një zone pushimi, ku janë marrë në pyetje për rrethanat e aksidentit.
Shkaqet e përplasjes ende nuk janë përcaktuar, por sipas policisë, kushtet dimërore në rrugë dyshohet se kanë ndikuar në aksident.
Si pasojë e ngjarjes, autostrada A1 në drejtim të St. Gallenit është bllokuar. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin zonën, pasi pritet që rruga të mbetet e mbyllur deri në orët e vona të pasdites.





