Aksident i pazakontë në Zvicër: Vetura përfundon brenda një furre buke, dëme të mëdha në lokal

Aksident i pazakontë në Zvicër: Vetura përfundon brenda një furre buke, dëme të mëdha në lokal

Aksident i pazakontë në Zvicër: Vetura përfundon brenda një furre buke, dëme të mëdha në lokal

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur të enjten në mbrëmje në qytetin Sursee, në kantonin e Lucernit, ku një veturë e tipit Audi është përplasur prapa në xhamin e një furre buke.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit zviceran Blick, SUV-i i zi, me targa të kantonit të Zugut, përfundoi i ngujuar në vitrinën e furrës së bukës Hänggi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme brenda lokalit.

Nga fotografitë e publikuara shihet se banaku është zhvendosur, ndërsa dyshemeja është mbuluar me xhama të thyer, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia, zjarrfikësit dhe një autoambulancë.

Deri në publikimin e raportimit, nuk dihej nëse kishte persona të lënduar dhe as rrethanat e sakta që çuan në aksident.

Po ashtu, as policia nuk kishte dhënë ende një deklaratë për rastin./Telegrafi/

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?