Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akil Varfi, ka komentuar lojën e Fuegos dhe raportin e tij me ish-banoren Behare Maksutaj, e cila tashmë është larguar nga formati.

Në një bisedë me Nichin, Akili ka shprehur kureshtjen për mënyrën se si po perceptohet Fuego jashtë shtëpisë.
Ai ka thënë se gjatë lojës e kishte akuzuar Fuegon se po i përdorte banorët e tjerë si “ushtarë” për të krijuar debate dhe për të ndërtuar strategjinë e tij.
“Kurioz jam që ta di se çfarë figure po bën ky Fuego jashtë. Me punën e Behares, se dolën fjalët e mia se i thashë se je duke i përdorur ushtarët”, u shpreh Akili.
Më tej, ai e ka krahasuar sjelljen e Fuegos me atë të një mbreti që, sipas tij, i përdor të tjerët për të përballuar përplasjet në shtëpi.
“E kam parë si ushtrinë, ushtrinë e femrave. E largoi femrën, ky është mbreti. Ky del keq. Po e përdore për të bërë debatin e fortë. Iku ushtari, ke ushtarë të tjerë”, deklaroi ai.
Kështu, Akili ka rikthyer edhe një herë në diskutim strategjinë e Fuegos në lojë, duke ia vënë fajin për largimin e Behares. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





