Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

I udhëhequr nga trajneri Fatos Tabaku, Gjakova e ka përfunduar me sukses garën të shtunën mbrëma, duke e mposhtur në luftën për medaljen e bronztë Anton Shualieievin, i cili përfaqëson Spanjën. Kosovari ka fituar me Ippon.

Gjakova ka pasur një ditë të gjatë dhe ka arritur deri në gjysmëfinale pas katër fitoreve radhazi. Fillimisht, ai e ka mposhtur rumunin Lucian Dumitrescu, më pas ukrainasin Serhii Nebotov dhe Karim Abdulaevin nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në çerekfinale, ka triumfuar edhe ndaj francezit Nathan Cadignan.

Sponsor 3M Express

Në gjysmëfinale, xhudisti kosovar ka pësuar humbje nga gjeorgjiani Giorgi Loladze, por në luftën për medaljen e bronztë ka arritur të rikthehet me fitore.

Kjo medalje është e rëndësishme për Gjakovën, i cili synon rikthimin në mesin e xhudistëve më të mirë në botë. Me këtë sukses, ai ka fituar edhe 350 pikë në ranglistën botërore.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë ka garuar edhe Dardan Cena, i cili është eliminuar në xhiron e parë pas humbjes nga kazaku Daniyar Shamshayev.

Ndërkohë, për Kosovën në këtë garë ka debutuar edhe Luke Davis, i cili ka humbur në luftën e parë në kategorinë deri në 81 kilogramë nga meksikani Gilberto Cardoso.

Të premten, në Grand Prix të Zagrebit kanë garuan edhe tri xhudiste kosovare, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur të fitojë medalje.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Media italiane i kushton vëmendje vërshëllimave gjatë himnit të Izraelit në Prishtinë, i lidh me situatën në Gaza

Media italiane i kushton vëmendje vërshëllimave gjatë himnit të Izraelit në Prishtinë, i lidh me situatën në Gaza

Shiroka Pula në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA-ja është shumë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën

Shiroka Pula në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA-ja është shumë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën

Rusia kërkon tërheqjen e trupave të NATO-s nga krahu lindor, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike

Rusia kërkon tërheqjen e trupave të NATO-s nga krahu lindor, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike