Adrola Dushi reagon sërish për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka reaguar sërish për protestat e studentëve, duke kritikuar ashpër personat që, sipas saj, justifikojnë trajtimin e ashpër të tyre për shkak të dëmeve materiale.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në InstaStory, ajo u është drejtuar të gjithë atyre që e arsyetojnë atë që po ndodh me studentët, duke theksuar se dëmtimi i pronës nuk mund të jetë arsye për të anashkaluar mënyrën se si trajtohen protestuesit.

“Te gjithë ju që justifikoni mizorinë ndaj studentëve me dëme materiale, mos e bëfshi pikën e hajrit”, ka shkruar ajo.

Foto: Instagram

Në vijim të mesazhit, Adrola ka përmendur edhe ata që, sipas saj, e kanë shitur dinjitetin për interesa të vogla financiare, duke përdorur fjalë të ashpra ndaj tyre.

Ky nuk është reagimi i parë i modeles lidhur me protestat.

Ajo ka shprehur vazhdimisht qëndrimin e saj përmes rrjeteve sociale, duke u bërë pjesë e zërave publikë që kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si po trajtohen studentët.

Me këtë postim të fundit, Adrola e ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj trajtimit mizor të protestuesve, duke vënë në pikëpyetje ata që i japin përparësi dëmeve materiale para dinjitetit dhe sigurisë së njerëzve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pimë kafe për 30 ditë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pimë kafe për 30 ditë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Shiroka Pula pret kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe diasporën kosovare

Shiroka Pula pret kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe diasporën kosovare