Abdixhiku uron 28 Nëntorin-Flamuri u ruajt në shtëpitë shqiptare, sot valëvitet i lirë krah flamurit të Republikës së Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, duke kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë dhe sakrificën e brezave shqiptarë për ruajtjen e flamurit kombëtar.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se më 28 Nëntor 1912 flamuri i një kombi u bë flamuri i një shteti, ndërsa ka theksuar se në Kosovë breza të tërë e ruajtën atë edhe në kohët kur valëvitja e tij ishte e ndaluar, shkruan Telegrafi.

Ai ka rikujtuar se flamuri shqiptar u ruajt nëpër shtëpi, u mor në mërgim dhe u bë simbol i qëndresës së atyre që vuajtën burgje dhe luftuan për liri.

“Pavarësinë e shpallën në Vlorë. Festën e kemi në secilën shtëpi shqiptare”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka theksuar se përgjegjësia e brezit të sotëm është që gjeneratave të ardhshme t’u lërë një shtet të fortë e të drejtë, një shoqëri të bashkuar dhe një atdhe ku të rinjtë dëshirojnë ta ndërtojnë jetën e tyre.

Në fund të mesazhit, Abdixhiku ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për festën e 28 Nëntorit./Telegrafi/

Lexo edhe

Në Prizren përurohet shtatorja dhe sheshi me emrin e Shën Nënë Terezës

Në Prizren përurohet shtatorja dhe sheshi me emrin e Shën Nënë Terezës

Dy punonjës të “Mjekëve pa Kufij” vriten në sulmin izraelit në Gaza

Dy punonjës të “Mjekëve pa Kufij” vriten në sulmin izraelit në Gaza

Ndihen lëkundje tërmeti në Manastir dhe Ohër

Ndihen lëkundje tërmeti në Manastir dhe Ohër