Gjakova nis shënimin e 28 Nëntorit me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”

Gjakova nis shënimin e 28 Nëntorit me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”

Gjakova nis shënimin e 28 Nëntorit me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”

Me homazhe dhe vendosjen e buqetave me lule pranë lapidarit “Shokët e lirisë”, në qendër të Gjakovës, ka nisur shënimi i 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.

Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarë të institucioneve lokale, të cilët nderuan kujtimin e të rënëve për liri.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të shënimit të kësaj date, Komuna e Gjakovës ka organizuar edhe një sërë aktivitetesh, ndër to ekspozitën në Muzeun e Historisë, “100 zëra për një histori”, si dhe turin virtual në platformën digjitale të Shtëpisë së Durimit të Familjes Qerkezi.

Aktivitetet për muajin e festave shqiptare në Gjakovë do të përmbyllen me programin “Nata e Korçës”, ku do të performojnë këngëtarja Eli Fara dhe Ansambli “Skënderbeu”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shiroka Pula: Vlora, një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Manastir dhe Ohër të Maqedonisë së Veriut

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Manastir dhe Ohër të Maqedonisë së Veriut