Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Ditë e lirisë dhe bashkimit kombëtar

Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Ditë e lirisë dhe bashkimit kombëtar

Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Ditë e lirisë dhe bashkimit kombëtar

Në urimin e publikuar në Facebook, Abdixhiku e ka cilësuar këtë datë si simbol të lirisë, bashkimit dhe përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për pavarësi.

Ai ka kujtuar figurat historike Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, si dhe patriotët që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Abdixhiku ka përmendur edhe kontributin e presidentit historik Ibrahim Rugova në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, si dhe sakrificën e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“28 Nëntori nuk është vetëm ditë kujtese, por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Është thirrje që ta ruajmë me krenari trashëgiminë tonë kombëtare, t’i nderojmë ata që sakrifikuan për liri dhe të punojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë, për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Abdixhiku.

Në fund të urimit, ai ka përcjellë mesazhin: “Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën!”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ilir Shaqiri uron 28 Nëntorin me vargje për flamurin kuqezi

Ilir Shaqiri uron 28 Nëntorin me vargje për flamurin kuqezi

Xhuli zbulon për 28 Nëntor emrat e binjakëve

Xhuli zbulon për 28 Nëntor emrat e binjakëve

Begaj uron 28 Nëntorin nga Vlora: Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!

Begaj uron 28 Nëntorin nga Vlora: Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!