Abdixhiku: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë, do ta padis Ilir Kërçelin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, në emisionin “Pressing”, duke e akuzuar atë për shpifje ndaj bashkëshortes së tij, Albina Abdixhiku.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku ka mohuar pretendimet se bashkëshortja e tij është marrë me tregti të energjisë elektrike, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.

“Bashkëshortja ime, Albina, NUK MERRET dhe NUK ËSHTË MARRË KURRË me tregti të energjisë elektrike. Ky pretendim është gënjeshtër e plotë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka ftuar gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë të interesuarit që t’i drejtohen Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për të verifikuar pretendimet e bëra ndaj bashkëshortes së tij.

Kreu i LDK-së ka thënë se për këtë çështje ka dëgjuar për herë të parë pas takimeve të para politike lidhur me zgjedhjen e presidentit, ndërsa ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij tashmë ka ngritur padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, të cilin e ka cilësuar si iniciator të pretendimit.

Abdixhiku ka paralajmëruar se do ta mbështesë bashkëshorten edhe në ngritjen e një padie tjetër, këtë herë ndaj deputetit Kërçeli.

“Do ta mbështes plotësisht Albinën që të ngrejë një padi të dytë, këtë herë ndaj deputetit Kërçelit. Çdo shumë që mund të përfitohet nga dëmshpërblimi do t’i dedikohet një kauze të mirë”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka kritikuar ashpër përfshirjen e familjarëve në përplasjet politike, duke thënë se kundërshtimet politike duhet të drejtohen ndaj tij dhe punës së tij, e jo ndaj bashkëshortes.

“Përballjen politike e keni me mua. Më kundërshtoni për qëndrimet, vendimet dhe punën time me çdo mjet që keni. Por të sulmosh bashkëshorten time me gënjeshtra për të më goditur mua është akt burracak”, ka shkruar ai.

Në fund, Abdixhiku është ndalur edhe te çështja e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një nga problemet më të rënda në vend.

“Mafia energjetike është plaga më e rëndë e këtij vendi. Për të do të vazhdoj të flas dhe të kërkoj llogari”, ka përfunduar Abdixhiku./Telegrafi.

Lexo edhe

Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

Rama: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia peng i së shkuarës

Rama: Pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia peng i së shkuarës

Ish-zyrtari i DASH-it: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me partnerët e Kosovës

Ish-zyrtari i DASH-it: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me partnerët e Kosovës